Amaneti (besnikëria)

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, Zotit të të
gjitha botëve. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin Muhamed (savs), mbi
familjen e tij të nderuar, mbi sahabët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij.

Vëllezër të respektuar! Tema e hutbes së sotme
është: „Ameneti (besnikëria)“

Allahu i Plotfuqishëm, në thirrjen drejtuar besimtarëve, në Kuran
thotë:

يَا
أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَخُونُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ وَتَخُونُوا
أَمَانَاتِكُمْ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

„O besimtarë! Mos e tradhëtoni Allahun dhe
Pejgamberin, se e keqpërdorni amanetin tuaj, e këtë ju e dini.“
(el-Enfal, 27)

Amaneti (ose besnikëria) është një nga cilësitë që duhet t’i ketë secili
që pretendon se është besimtar. Amaneti nënkupton përmbushjen e zotimeve,
premtimeve të bëra dhe kujdesin për çështjet e besuara. Pejgamberi (savs) ka
thënë: “Nuk ka besim ai që nuk ka besnikëri.“

E kundërta e besnikërisë është tradhtia, e cila do të thotë,
mosbesim, mashtrim, gënjeshtër.

Ndërkaq, tradhtia osemosbesimi është një nga karakteristikat e
hipokritëve (munafikëve), për të cilët Allahut të Madhërishëm, në Kuranthotë:„Padyshim,
hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të xhehenemit, dhe ti (o
Muhamed!) kurrsesi nuk do t’ju gjesh ndihmëtarë atyre…“
(en-Nisa 145)

Vëllezër të dashur!

Ne po jetojmë në kohën kur fjala,pothuajse nuk do të thotë asgjë.
Kur është bërë krejt normale të premtosh, pastaj të tradhtosh; të marrësh, pastaj
të abuzosh. Kur mashtrimi, gënjeshtra dhe tradhëtia janë bërë pjesë integrale e
jetës sonë. Dhe të gjithë hiqemi kinse jemi besimtarë. Gojën e kemi plot me fe,
me Allah, me xhami, me shtet, me ndershmëri… Por kështu nuk bën. Sepse kjo nuk
është vetëm tradhti e dikujt atje, por është tradhti e Allahut dhe të Dërguarit
të Tij (a.s.).

Kashumë lloje të tradhtive të cilat nepo i shohim çdo ditë.

Pejgamberi (savs) ka thënë:„Secili prej jush është bari dhe
është përgjegjës për tufën e tij. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës
për tufën e tij; burri është bari në familjen e tij dhe është përgjegjës për
tufën e tij; gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe është
përgjegjëse për fëmijët. Shërbëtori është bari i pasurisë së pronarit të tij
dhe është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili është
përgjegjës për tufën e tij.”
(Buhariu dhe
Muslimi)

Vëllezër të nderuar!

Prindërit janë përgjegjës për shtëpitë e tyre dhe familjet e tyre, andaj
nëse nuk i edukojnë fëmijët siç duhet, nëse nuk u japin emra të bukur muslimanë,
nëse nuk i inkurajojnë për arsimim, për punë, për rregull dhe disiplinë, ata e kanë
tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Djemtë dhe vajzat janë përgjegjës për prindërit e tyre, andaj nëse prindërit
e tyre i privojnë nga respekti i tyre, nga dashuria e shërbimi, dhe nëse
prindërit e tyre janë të detyruar të kërkojnë sadakë nëpër fshat, kurse fëmijët
e tyre janë të pasur, atëherë ata e kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin
(a.s.).

Nxënësit dhe studentët janë përgjegjës për të mësuar, andaj nëse
ata kopjojnë në provim, nëse duan ta korruptojnë profesorin, nëse e blejnë
diplomënpa e merituar me dije, atëherë ata e kanë tradhtuar Allahun dhe
Pejgamberin (a.s.).

Besimtarët, xhematlinjë janë përgjegjës për xhematin e tyre, andaj
nëse xhamia e tyre është bosh në namaz, nëse nuk është e rregullt dhe është lënë
pas dore, nëse xhemati i tyre është i paorganizuar dhe jofunksional, atëherë
ata e kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Përfaqësuesit tanë politikë janë përgjegjës për qytetarët e tyre,
andaj nëse ata një gjë premtojnë, ndërsa bëjnë një tjetër, nëse punët (detyrat)
ua japin njerëzve të përshtatshëm e jo atyre që janë të aftë dhe që e meritojnë,
nëse thjesht janë të paaftë për funksionin që u është besuar, atëherë ata e
kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Punëtorët janë përgjegjës për punën e tyre, andaj nëse nuk vijnë në
punë në kohë, nëse nuk e kryejnëpunën në mënyrën më të mirë, nëse e vjedhinsipërmarrjen,
atëherë ata e kanë tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Të gjithë ne qytetarët, e këtij shteti, të kësaj komune, të kësaj
bashkësie lokale, jemi përgjegjës për shtetin tonë, për komunën tonë, për bashkësinë
tonë lokale, andaj nëse nuk i respektojmë ligjet e saj, nëse e shkatërrojmë
infrastrukturën e saj, nëse e vjedhim, nëse e ndotim natyrën e saj, nëse i zgjedhim
jomeritorët, atëherë ne e kemi tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Çdo njeri është përgjegjës për fjalën e tij, për jetën e tij, për
kohën e tij, për shëndetin e tij, për pasurinë e tij, andaj nëse nuk i shpenzon
ato në mënyrën, në të cilën është i kënaqur Allahu dhe i Dërguari i Tij,
atëherë ai e ka tradhtuar Allahun dhe Pejgamberin (a.s.).

Pejgamberi (savs) ka thënë: „Mos e tradhtoni Allahun dhe të
Dërguarin e Tij me braktisje tësunetit dhe me mosbindje ndaj tyre.“

Në fund, si zakonisht, hutben po e përmbyllim me pjesën e lutjeve,
të cilën po e fillojmë me njëlutje që e ka bërë edhe Pejgamberi (savs):„O
Zoti im, unë strehohem te Ti nga uria, vërtetë ajo është shoqëruese e keqe; dhe
strehohem te Ti nga tradhtia, vërtetë ajo është përcjellëse e keqe.“

O Zoti ynë, na ndihmo në rrugë të mbarë. Largoje të keqen
nga ne, dhe bëje që veprat tona më të mira, të jenë veprat e fundit në këtë
botë!

O Zot, ndihmoju të
rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje
umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo
neve me atë që nuk mund ta përballojmë!

O Zot, mos lejo
asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.       

O Zot, bëje që dita
jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos
në xhenetin e përjetshëm! Amin! 

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-