Ambasadori i Bullgarisë, Hristo Gudjev viziton Komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

AMBASADORI I BULLGARISË, HRISTO GUDJEV, VIZITON KOMUNËN E DRAGASHIT

Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, të enjten i ka bërë një vizitë kryetarit të komunës së Dragashit, Shaban Shabani, me të cilin kanë nënshkruar edhe një aneks marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë si vazhdim i projektit nga viti i kaluar për furnizim me paisje medicinale për Komunën e Dragashit.

Kryetari Shabani, falënderoi ambasadorin Gudjev për mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën e në veçanti Dragashin për investimet e bëra në fushën e shëndetësisë.

Në anën tjetër, ambasadori Hristo Gudjev, tha se qeveria e Bullgarisë në kuadër të mbështetjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor, në fokus të saj ka edhe projekte të rëndësishme në disa fusha në Kosovë të cilat do të vazhdohen të implementohen edhe këtë vit edhe përkundër gjendjes së rënduar nga pandemia.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-