Ambasadori norvegjez këshillon politikanët për kujdes me qeverisjen lokale

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Rruga e një politikani të suksesshëm në nivelin e qeverisjes qendrore është suksesi i dëshmuar në nivelin lokal.

Prandaj, një politikan për të qenë i suksesshëm në nivelin qendror duhet të jetë shumë i kujdesshëm se si e trajton nivelin e qeverisjes lokale, kjo është një praktikë që zbatohet në Norvegji, ka thënë të martën ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Ajaastad, në një tryezë që ka organizuar Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në lidhje me diskutimin mbi nevojën e rishikimit funksional të qeverisjes lokale dhe përafrimin me modelet evropiane të funksionimit të komunave.

“Çdo politikan, që do të jetë i suksesshëm në politikën qendrore, duhet të jetë serioz në atë që thotë për nivelin lokal. Në Norvegji, nëse një politikan dëshiron të fitojë pushtetin, ka shumë kujdes se si sillet me pushtetin e nivelit lokal”, është shprehur ambasadori Ajaastad.

Duke ndarë përvojat e shtetit të tij, me pjesëmarrësit në këtë tryezë, të cilët vinin nga komunat e ndryshme: Prishtinë, Suharekë, Dragash, Mamushë dhe Kllokot, pastaj zyrtarë të Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Zyrës së Auditorit, ambasadori norvegjez ka thënë se qeverisja lokale në Norvegji shihet si tepër e rëndësishme nga qytetarët dhe politikanët, jo vetëm në aspektin e shërbimeve që ofrohen, por edhe në deklaratat që jepen gjatë fushatave elektorale.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-