Shkruan: Demir RESHITI
Termi antroponimi në fjalorin e gjuhës shqipe shpjegohet si tërësia e emrave të përveçëm të njerëzve në një gjuhë a te një popull. Antropnimia është edhe degë e gjuhësisë, që studion emrat e përveçëm të njerëzve (Antroponimia shqiptare).
Ndërkaq, termi patronim, si ndërkombëtarizëm, etimologjikisht shpjegohet, si kompozitë me prejardhje greke: patronimik/os pater – babai + onoma emër (patronimikos edhe mbiemër, nga emri i babait), por si koncept patronimia i takon një disipline shkencore si nëndegë e fushës së antroponimisë, e cila studion emrat e përveçëm të njerëzve e kjo bashkë me toponiminë bëjnë pjesë në kuadër të onomastikës – degë e gjuhësisë, e cila studion tërësinë e emrave të përveçëm.
Me “patronime të shqiptarëve”, kuptojmë emrat e familjeve përkatëse në gjuhën tonë të regjistruara ose të njohura që kanë bartur, bartin dhe do të bartin si trashëgim shqiptarët.
Studiuesi Nuhi Veselaj, thekson se studimi i antroponimisë shqipe me kritere të rrepta shkencore është një ndërmarrje e rëndësishme e cila fillon me evidentimin e tyre nga botimet e derisotme të burimeve dhe dokumentacionit historik, dhe që duhet të vazhdojë me kërkime të mëtejshme në arkiva. Sipas Veselajt, më tej këto materiale duhet të vihen në dispozicion të të gjithëve, për tu vështruar dhe analizuar nga këndvështrime të ndryshme. Kuptohet që do të jenë gjuhëtarët ata që duhet të japin të parët mendimet e tyre për përkatësinë gjuhësore të këtij fondi emrash vetjakë dhe rrugën e formimit të tyre në trajtat që i kemi ne në dokumentacionin historik si edhe sot.
Studimet për emrat vetjakë shkencorë do të shmangin dhe interpretimet jo të drejta shkencore për probleme që lidhen me emrat e shqiptarëve të huazuara nga nomenklatura fetare. Por gjithnjë, kusht themelor për studime reale dhe të besueshme mbetet evidentimi dhe vënia në dispozicion të studiuesve dhe publikut të fondit të këtyre emrave të përdorura në trojet e shqiptarëve dhe emrave në përdorim gjatë shekujve nga diaspora historike.
Opoja paraqet një tërësi të posaçme gjeografike në formë rrafshnalte, mes vargmaleve të Sharrit në pjesën Juglindore, Pikëllimës (Koritnikut) në veriperëndim, Gorës në jug dhe fushgropës së Prizrenit në veri.
Kjo trevë përbëhet nga 19 fshatra, që të gjitha etnike shqiptare me emrat: Bellobrad, Blaç, Bresanë, Brezne, Brrut, Buçe, Buzes, Kapre, Kosavë, Kuk, Kuklibeg, Pllajnik, Pllavë, Rrenc, Shajne, Xërxe, Zaplluxhe, Zgatar dhe Zym.
Në këtë shkrim do t’i paraqes emrat e përveçëm (antroponimet) e këtyre fshatrave si dhe mbiemrat e formuar nga emri i babait – kryefamiljarit (patronimet).
S’ka dyshim se tematika që trajtohet në këtë shkrim është mjaft e gjerë dhe më është dashur mjaft mund e sakrificë për t’i grumbulluar dhe sistematizuar të gjitha këto shënime. Njëherësh jam i vetëdijshëm që mund të jetë i përvjedhur edhe ndonjë gabim i rastit, për të cilat edhe kërkoj falje nga lexuesi si dhe janë të mirëseardhura shpjegimet dhe plotësimet eventuale!
Megjithatë duhet theksuar se ky shkrim nuk ka për qëllim të bëjë ndonjë analizë apo studim të antroponomisë dhe patronimisë së fshatrave të Opojës, mirëpo si i tillë është një grumbullim dhe sistematizim i materialit, i cili sadopak do ta ndihmojë hulumtuesin dhe studiuesin e ardhshëm në këtë fushë.
Këtu më poshtë sipas rendit alfabetik do t’i paraqes shënimet për të gjitha fshatrat e Opojës duke filluar nga emri i fshatit, lagjja (mëhalla), fisi, vëllazëria dhe mbiemri familjar.
Fshati BELLOBRAD
ALIU
BAXHAKU
BEQAJ
MUJAJ
QAFLESHI (Bahtijari, Shefiku)
RIFAJ (Rifaj, Rizaj)
SADIKAJ
Fshati BLAÇ
Lagjja (mëhalla) PRIFTE
BOROKAJT (Myrtezani, Tafili, Tahiri)
HALIMAJT (Halimi, Ramadani, Rakipi)
RAMAJT (Ramadani ose Ramtoçillajt, Karamoni)
SALLAJT (Ejupi, Elezi, Latifi, Nuredini, Nyzeri, Neziri)
SYLAJT (Karamani, Mahmuti, Ramadani, Sylejmani)
Lagja (mëhalla) e EPËR
AXHAJ (Meleqi, Shemsidini, Iljazi)
MAÇEKAJ (Imeri, Nebiu)
KAKARAJ
ÇUPAJ (Uka, Ibishi, Zejnullahu)
ISUFAJ (Halimi, Kamberi, Isufi, Destani)
DEHARAJ (Hyseni, Miftari, Shemsidini)
Vërejtje: Në kuadër të Kakaraje, janë: Maçekajt, Çupajt, Deharajt, Axhajt dhe Isufajt, ndërësa këto dy të fundit (Axhajt dhe Isufajt) janë vëllëzëri- KRASNIQE
Lagja (mëhalla) e POSHTME:
GEGICAJ (Zejnullahu, Aliu, Dauti)
KOÇINAJ (Koçinaj, Jusufi, Elezi, Avduti)
SHURDHAJ (Mahmuti, Bahtiari, Faiku, Kamberi, Ejupi, Nuridini)
HALITAJ (Aliu, Tafili, Osmani)
Fshati BRESANË
Lagjja (mëhalla) BEQIRAJ – përbëhet nga dy vëllazëri:
BALAJT (Hasani, Sinani, Musliu, Salihu)
DEDAJT (Emini, Ahmeti, Xheladini, Hajdari, Qemaledini, Ademi)
Lagjja ÇOÇAJ (Vehbiu, Hakiu, Rysheni, Jakupi, Hasani, Nebiu)
Lagjja GJYZELAJ (Abazi, Emini, Hajrizi, Vehapi, Ramizi)
SHLLAKAJT (Skenderi)
Lagjja (mëhalla) DURAJ – (Reshiti, Salihu, Milaimi, Sallahu, Nijaziu, Nebiu, Sinani, Shasivari)
Lagjja (mëhalla) ÇAPËRLAKAJ (Garipi, Ramadani, Mehmeti, Rysheni, Mahmuti, Shyqeriu, Tahiri, Salihu, Saiti, Jonuzi, Vehbiu)
Lagjja (Mëhalla) MUHAJ (Tosuni, Mehmeti)
Lagjja (Mëhalla) KUPAJ (Merdiu, Mehdiu, Ahmeti, Sylejmani, Alushi, Haliti, Ramadani)
Lagjja (Mëhalla) TUSHAJ (Shaqiri, Shabani, Rexhepi, Jonuzi)
Lagjja (Mëhalla) DANAJ (Aliu, Ademi, Shyqeriu, Abdullahu, Selmani, Myrtezani, Qazimi, Abdurrahmani, Mustafa, Salihu, Shabani, Muhameti, Hajrullahu)
Lagjja (Mëhalla) BILAJ (Bajrami, Jahja, Rexhepi, Sinani, Beqiri, Fehimi, Aliu, Rasimi)
Lagjja (Mëhalla) BEQAJ (Xhabiri, Kurtishi, Limani, Hamiti, Beqaj)
Lagjja (Mëhalla) IMAMAJ – përbëhet nga pesë vëllazëri:
BARDHAJT (Sahiti, Veliu, Mustafa, Kamberi, Sadiku, Hakiu, Mejdiu)
DEMIRAJT (Demiri, Rakipi, Veseli)
FERATAJT (Fejziu, Rasimi, Qazimi)
KAMBERAJT (Kamberi, Xhaferi)
LLUTAJT (Veseli, Sinani, Hyseni, Hajredini)
Lagjja (Mëhalla) XHELAJ (Maliqi, Refiku)
Lagjja (Mëhalla) ÇINAJ (Lutfiu, Mehmeti, Hamza, Aliu, Sinani, Shasivari, Fejzullahu)
Lagjja (Mëhalla) GJINI (ÇINAJ) – përbëhet nga tre vëllazëri:
HIMAJT (Ibrahimi)
KASAJT (Muhameti, Hazeri)
SALLAJT (Shefiku, Ibrahimi, Hatullahu, Nesimi)
Lagja (mëhalla) BABËHASANAJ:
DAUTI (Jakupi, Dauti)
LLUTFIAJ (Llutfiu, Mustafa)
KASAMAGAJ (Kasami)
RESHITAJ (Ramadani, Myrtezani, Reshiti, Ademi, Nasipi, Hanefiu)
MINAJ (Qamili)
SHABAJ (Tefiku)
GJELAJ (Maliqi, Refiku)
SHASIVARI (Fejzullahu, Shasivari)
Lagjja (Mëhalla) SHABAJ (Tefiku, Asllani, Arifi, Bahadini)
Lagjja (Mëhalla) KASAMAGAJ (Kasami)
Lagjja (Mëhalla) LLUTAJ (Lutfiu)
Lagjja (Mëhalla) RESHITAJ (Reshiti, Miftari, Ramadani, Myrtezani)
Lagjja (Mëhalla) DASHAJ (Ademi, Ramadani, Latifi, Asllani, Osmani)
Lagjja (Mëhalla) SHEHAJ (Ramadani)
Fshati BREZNE
Lagjja (Mëhalla) E EPËRME – përbëhet nga katër nënmëhallë:
KOÇEJT (Gashi, Hasani)
PARKAÇTË – TAGALLARËT dhe UKALLARËT (Fazliu, Hyseni, Krasniqi, Shala)
PIROVIÇTË – HOXHALLARËT dhe DAUTLLARËT (Bajraktari, Krasniqi, Pirkuqi)
ZYLFILLARËT (Krasniqi, Kryeziu)
Lagjja (Mëhalla) E MIDISME përbëhet nga katër vëllazëri:
HALILAJT; KORITAJT; LECAJT; MARUKËT, që mbajnë mbiemrat Gashi, Krasniqi, Lecaj, Thaçi.
Lagjja (Mëhalla) E POSHTME – përbëhet nga dy vëllazëri:
KRYEZINJTË (Kryeziu – dikur GUZHDA)
SHALAJT (Dishallari, Krasniqi, Shala)
Fshati BRRUT
BRRUTI I MADH
GUZHDAJT (Alushani, Avdiu, Ramadani, Salihu)
HAJDET (Bahtijari, Bajrami, Misini, Sylejmani)
HOXHAJT (Nebiu, Ramadani, Selimi, Shaniu, Skenderi)
KASTRAKE (Dana, Sejfiu, Tahiri, Avdiu)
SUTE – jt (Halimi)
YSYLËT (Avdiu, Halili, Hasani, Kurtishi, Mehmeti, Sylejmani, Aliu)
Mëhalla e T’ALISË RRAHMANIT-XHELËS (Aliu, Selmani)
BRRUTI I VOGËL
DOMNE (Beshiri, Elezi, Llutfiu, Sahiti, Selmani)
PILARJE (PIRALIJE – nga Pira dhe Alia) (Bilalli, Elmazi, Jakupi, Jashari, Kurtishi, Maksuti)
Fshati BUÇE
BERISHA – (Skorajt, Qyqyrët, Halitallarët, Misinallarët, Xhemallarët)
GAKA – (Familje e vetme e ardhur nga fshati (Pllavë)
KRASNIQI (Mariqtë)
SHABANI – (Familje e Berishajve te Halitallarët, që e ndërroi më vonë mbiemrin)
Fshati BUZES
Fshati përbëhet nga shtatë vëllazëri:
ASLLANAJT (Asllani)
HALIMAJT (Halimi)
HASANAJT (Hasani)
JUSUFAJT (Jusufi)
REXHAJT (Rexhepi)
SADIKAJT (Sadiku)
ZYBAJT (Zyberi)
Fshati KAPRE
FLUGAJ (Flugaj)
KRYEZIU (Gralina, Kryeziu, Selimi, Tahiraj)
Fshati KOSAVË
Lagjja (Mëhalla) BESENI (Beqiraj, Guraj, Shabani, TRUPAJ – Trupaj)
Lagjja (Mëhalla) KALANDERI (Kalanderi, Kuteli)
Lagjja (Mëhalla) KOLLONI (Kolloni, Sofiu, Spahiu, Tytyri)
Lagjja (Mëhalla) MEJZNI (Mejzni, Tertini)
Fshati KUK
(8 lagje – mëhallë)
Lagjja (Mëhalla) DURAKAJT (Avdyli, Hajredini, Haliti, Hasani, Iljazi, Rasimi, Selmani, Sylejmani)
Lagjja (Mëhalla) HOXHAJT (Avdullahu, Avdyli, Fetahu, Jasahri, Ramadani, Shefqeti)
Lagjja (Mëhalla) KELAJT (Haliti, Hasipi, Jonuzi, Osmani, Skenderi)
Lagjja (Mëhalla) MEDAJT (Abazi, Arifi, Nafezi, Neziri)
Lagjja (Mëhalla) PASHTRAJT (Emini, Halimi, Maliqi, Miftari, Osmoni)
Lagjja (Mëhalla) TAFAJT (Ahmeti, Osmani, Rrahmani, Shabani)
Lagjja (Mëhalla) UGLACAJT (Ajdini, Murati, Sadiku, Sinoni)
Lagjja (Mëhalla) VELAJT (Halimi, Jonuzi, Mehemeti, Selmani)
Fshati KUKLIBEG
HAMITAXHAJT (Behluli, Mestani)
HASANAXHAJ (Abdullahu, Maliqi, Shefkiu)
HIMAJT (Avdullahu, Jakupi, Qerimi, Zyberi)
ISLAMAXHAJT (Halimi)
LAZAJ (Azemi, Fejza, Fejziu, Muharremi, Nazyfi, Nuridini, Ramadani, Rysheni)
MYRTAJT (Fejzullahu, Myrtezani, Nuhiu, Zejnullahu)
NASHAJT (Ajeti, Arifi, Avdurrahmani, Eqeremi, Mexhiti, rexhepi)
SHERIFAJT (Agushi, Hajrizi, Neshati, Tafili, Ymeti)
VESAJT (Gafurri, Hamdiu, Idrizi, Izeti, Riza)
Fshati PLLAJNIK
Lagjja (Mëhalla) BERISHA
Lagjja (Mëhalla) ÇENGAJ
Lagjja (Mëhalla) ÇUSAJ
Lagjja (Mëhalla) DOMUZETI
Fshati PLLAVË
Lagjja (Mëhalla) BOJAXHINJËT (Bojaxhiu, Lepraj, Misini)
Lagjja (Mëhalla) PIRAJT (Piraj, Tahiraj, Lekaj)
Lagjja (Mëhalla) TËRSHNJAKËT (Tërshnjaku, Trinjaku)
Lagjja (Mëhalla) HULAJ (Hulaj, Huçaj, Mustafa)
Lagjja (Mëhalla) CENAJT (Cenaj, Xhemaj)
Lagjja (Mëhalla) XHABALAJT (Xhabali, Çobani)
Fshati RRENC
Lagjja (Mëhalla) GËRDELLAJ
Lagjja (Mëhalla) KAJBE
Lagjja (Mëhalla) SKERAJ
Fshati SHAJNE
Lagjja (Mëhalla) CAKAJT (Bajrami, Beshiri, Halili, Ibrahimi, Mustafa)
Lagjja (Mëhalla) IDIÇAJT (Ahmeti, Osmani)
Lagjja (Mëhalla) KARASALIHAJT (Dauti, Mazllomi, Ramadani, Sejrani, Shabani)
Lagjja (Mëhalla) KOZAJT (Misini, Mustafa)
Lagjja (Mëhalla) ÇOLLAJT (Hasani, Rexhepi, Vehapi)
Lagjja (Mëhalla) TOPALLOLLAJT (Ahmeti, Topalli)
Lagjja (Mëhalla) TRIKAJT (Rashiti, Sadiku, Zeneli, Zymberi)
Fshati XËRXE
Lagjja (Mëhalla) HYSAJ (Bislimi, Haliti, Saiti, Zyberi)
Lagjja (Mëhalla) YMERAJT (Ahmeti, Bahtijari, Beqiri, Dauti, Jashari, Rrahmani)
Fshati ZAPLLUXHE
Lagjja (Mëhalla) TUMÇINE (Myrtezani, Halili, Shemsedini, Rrystemi,Sylejmani, Mehmeti, Hyseni, Ibrahimi)
Lagjja (Mëhalla) TE XHAMIA
ÇADELET (Avdiu, Hajdari, Sallahu, Ymeri)
ÇAMERËT (Emini, Fetahu, Hyseni, Kamberi, Tahiri, Zeneli)
GROPAST (Halili, Ramadani, Vehbiu, Veliu)
KARAXHYZAJ* (Bahtijari Beqiri, Halimi, Mehmeti, Musliu, Osmani, Selimi, Skdenderi, Zyberi)
* kjo vëllezëri e mori llagapin (mbiemrin Karaxhyzi – tur = Syri i zi) me qëllim të shpërnguljes më të lehtë për në Turqi, kuptohet nga presioni, përndryshe sipas përsonit nga i kam marrë të dhënat thirreshin KRASNIQI.
SHAHAJT (Sinani)
Lagjja (Mëhalla) RRENAK
HASALLARËT (Rrenaku, Sylejmani, Zeneli)
MAHALLARËT (Ahmeti, Avdiu, Haliti, Mehmeti, Mustafa, Myrtezani, Nuhiu, Tahiri)
MAZLLOMLLARËT (Dauti, Fetahu, Hamzaj, Veliu)
Fshati ZGATAR
ZGATARI I MADH
BEJNEKU (BENEKAST) (Misini, Muharremi, Veseli)
HOXHALLARËT (Beshiri, Ibrahimi, Iljazi, Krasniqi, Mustafa, Salihu)
VELIAJT (Halimi, Jusufi, Murati, Neziri, Ramadani, Shaqiri, Jonuzi)
ZGATARI I VOGËL
BRISHAJT (Asllani, Avdiu)
KASAJT (Ajdini, Emini, Veliu)
LLOLLAJT (Asllani, Bajrami, Ferati, Sallahu, Sinani, Xhaferi, Ymeri)
Fshati ZYM
AJUPAJT (Ajupi, Ajubi, Ejupi)
ÇOLLOPEKAJT (Çanopeku, Çollopeku)
DEDAQAJT (Dedaqi, Dedari)
KRRABAJT (Krrabaj)
SELAJT (Ajdini, Selje, Senje, Xhemaj)
© Demir Reshiti
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.