Apple ka njoftuar se do të lansojë sistemin e saj të fundit operativ iOS 16, më 12 shtator. Kompania së pari njoftoi azhurnimin falas në qershorin e kaluar gjatë “Konferencës së Zhvilluesve në Mbarë Botën 2022” dhe lëshoi një beta publike në korrik. (Fatkeqësisht, lansimi i iPadOS 16 është vonuar pavarësisht nga fakti se, tradicionalisht, të dy sistemet operative lëshohen së bashku.)
Si rezultat, bollëku i veçorive që do të vijë me përditësimin nuk do të jetë shumë befasues, transmeton Telegrafi.
Veçoritë fillojnë me një sërë përmirësimesh në ekranin e kyçjes, duke përfshirë aftësinë për të shtuar mini-aplikacione dhe për personalizuar pamjen dhe një mënyrë të re të paraqitjes së njoftimeve.
Ju do të jeni në gjendje të modifikoni dhe rikujtoni mesazhet e dërguara (me disa kufizime), të përdorni Bibliotekën e re të Fotografive të Përbashkëta iCloud për të ndarë fotot me familjen tuaj.
Sistemi i ri operativ është në kohën e duhur për t’u prezantuar së bashku me iPhone-ët më të fundit të Apple, iPhone 14 Pro dhe Pro Max, të cilët do të jenë të disponueshëm për para-porosi më 9 shtator dhe në dispozicion në dyqane më 16 shtator.
Ndërkohë, nëse nuk ishit të gatshëm të instaloni një version beta të iOS 16 në iPhone-in tuaj ekzistues – është sepse, në fund të fundit, versionet beta janë zyrtarisht të papërfunduara – nuk do të duhet të prisni gjatë për të përfituar nga këto përmirësime.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.