Shumë mërgimtarë ia kanë mësyrë Kosovës për të kaluar pushimet e fundvitit. Për këtë arsye edhe pikat kufitare janë ngarkuar.
Pritje me orë të tëra ka në dy pikat kufitare, Dheu i Bardhë dhe Merdarë, sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Brendshme.
Në Merdarë pritjet janë deri në katër orë, derisa të Dheu i Bardhë pritja shkon deri në dy orë.
Ministria ka njoftuar se të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme, ndërsa në disa prej tyre nevojiten pajisjes dimëore për shkak të borës.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.