Argjentina kualifikohet tutje në “Katar 2022”, Messi me shokë fitojnë me meritë ndaj Polonisë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Botës nga pozita e parë e Grupit C.

Lionel Messi me bashkëlojtarë triumfuan me shumë meritë 0:2 ndaj Polonisë në “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Rastet e shumta dhanë “fryt” për Argjentinën në minutën e 46-të kur Mac Allister hapi llogarinë.

21 minuta më vonë Alvarez shënoi gol të bukur për golin e dytë për Argjentinën.

Argjentina kryeson grupin me gjashtë pikë. Katër ka Polonia që kalon tutje. E treta është Meksika me katër pikë, ndërkaq Arabia Saudita është e fundit me tri pikë./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-