Arrestohet i dyshuari për vjedhje të kabllos elektrike, në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Është arrestuar një i dyshuar nga Reçani mbi bazën e dyshimit se i njëjti, me datën 28 mars, në orët e mbrëmjes e ka vjedhur një kabllo të rrjetit për ndriçim publik ne Ralin në afërsi të Restorantit “Natyra” dhe kështu ka mbetur në terr shtegu i këmbësorëve për rreth 200 metra, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar nga hetues policorë në prani të avokatit mbrojtës dhe ka treguar sesi kabllon e vjedhur, në fillim e kishte djegur e më pas metalin e bakrit e kishte shitur në një hekurishte për skrap.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-