Në Prizren është arrestuar një i dyshuar që në shtëpinë e tij është gjetur një e mitur që ishte raportuar e zhdukur më 5 dhjetor të këtij viti.
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se pas intervistimit, viktima është kthyer te prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONAT NËN MOSHËN 16 VJEÇ – Prizren, 07.12.2023-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në shtëpinë e tij është gjetur e mitura femër kosovare, e cila më 05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer te prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.