Arrestohet një person në Prizren – policia i gjeti armë dhe municion në shtëpi

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Sipas raportit të policisë thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, 5-karikatorë, 702 copë fishekë dhe një pistoletë me gas.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /OPOJAnet/

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-