Artan Mehmeti boton librin “Vlerësimi i pellgut ujëmbledhës i Pllavës dhe modelimi i përmbytjeve”

Opoja.net Opoja.net Këndi Letrar Opoja

Shtëpia Botuese “Armagedoni” ka nxjerrë nga shtypi librin e ri të autorit Artan Mehmeti, “Vlerësimi i pellgut ujëmbledhës i Pllavës dhe modelimi i përmbytjeve”.

Ky libër është i pari i këtij lloji për Opojën, duke pasur parasysh se studimi u përshtatet ndryshimeve teknologjike.

Vlerë e shtuar në këtë botim janë edhe hartat e ndryshme për terrenin e lumit të Pllavës, njofton OpojaSot.com.

Autori është nga Kuki dhe ka të botuar edhe librin tjetër “Gjeografia dhe Kurani”.

Artan Mehmeti, ushtron profesionin e mësimdhënësit të Gjeografisë në shkollën e mesme profesionale “Qendra e kompetencës në Prizren”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-