Asambleisti i PDK-së: Dikujt po i pengon që ky ekzekutiv në Dragash po ec rrugës së duhur

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Shpetim Hajredini, në fjalën e tij gjatë Seancës së jashtëzakonshme e cila po zhvillohet në sallën e KK të Dragashit, ka theksuar se të hyrat e Komunës janë duke u rritur vit pas viti dhe do të kthehen në investime të nevojshme.

Këshilltari Hajredini ka thënë se ”dikujt ndoshta po i pengon që ky ekzekutiv po ec rrugës së duhur dhe ndryshimet po ndodhin.”

Ai më tutje ka thënë se në fshatin e tij të lindjes, në Kuk, investimet e nevojshme ”kapin shifra milionëshe, mirëpo këto nuk mund t’i arrijmë me buxhetin të cilin e posedojmë në këtë Komunë”, duke shtuar se investimet e planifikuara për vitet e ardhshme do të realizohen dhe do të bëjnë ndryshimin e duhur për të mirën e qytetarëve.

Në Seancën e sotme po diskutohet për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022./Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , ,
- Reklama-
- Reklama-