Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Në një fotografi të siguruar nga ATV shihet autobusi i një kompanie turistike Kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.
Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.
Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.