Ballkani ka pak gjasa të triumfojë ndaj CFR Cluj në Rumani, sipas kuotave të basteve

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ballkani i jep fund sot kampanjës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës luan në udhëtim te CFR Cluj në Rumani, shkruan Demokracia.com.

Stadiumi “Constantin Radulescu” është arenë e përballjes së rrethit të fundit të Grupit G me fillim nga ora 18:45.

“Portokallezinjtë” kanë udhëtuar vetëm për “prestigj” për shkak se nuk kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar tanimë kuotat e kësaj sfide. Ballkani, bazuar në kuotat, ka pak gjasa të triumfojë në Rumani.

Kuota për triumfin e Ballkanit llogaritet 7.50, barazimi 4.50 teksa për fitoren e nikoqirëve kuota është 1.44.

Ballkani ka katër pikë pas pesë takimeve të zhvilluara dhe pozicionohet në vendin e fundit.

Cluj ka shtatë pikë në pozitën e dytë, po aq sa Slavia Praha një pozitë më poshtë. Grupit i prin Sivasspori me 10 pikë./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-