Balotelli sulmon ashpër Federatën e Zvicrës, i akuzon për “korrupsion” e shumëçka tjetër

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Mario Balotelli nuk është nga ata që e “kafshojnë gjuhën” kur vjen puna për të folur publikisht kundër dikujt, apo në këtë rast, kundër Federatës së Zvicrës.

Sulmuesi që aktivizohet në radhët e Sion në elitën zviceriane mesa duket ka mbetur i pakënaqur me vendimet që merren në fushë ndërsa nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, thekson se në Federatën zviceriane mbizotëron korrupsioni.

“Po i drejtohem Federatës zviceriane, unë nuk e di në çfarë lloj mafie jeni të përfshirë. Por, lojtarë si puna ime nuk janë krenarë që aktivizohen në një ligë ku padrejtësia, korrupsioni dhe paaftësia mbizotërojnë. Futbolli është një punë dhe të gjithë duhet ta marrim seriozisht atë, këtu përfshijë edhe arbitrat. Nuk më intereson se me çfarë jeni mësuar në të kaluarën, duhet të ndryshojë shpejt situate”.

“E gjitha bota duhet ta shohë e ta marrë vesh se në çfarë mënyre të turpshme sillet kjo ligë. Unë bëj një gabim dhe paguaj për këtë, por edhe kur Federata gabon, ajo gjithashtu duhet të paguajë dhe të përballet me pasojat. E njëjta vlen edhe për arbitrat kur gabojnë”, shkruan Balotelli, i cili është në fakt i dënuar nga Federata për shkak të një gjesti ndaj tifozerisë së Baselit./SS

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-