Opoja.net

Banesat nga Yu-programi në Dragash ende pa pronarë

Dragash, 1 prill – Privatizimi i banesave në Komunën e Dragashit, i cili ka filluar dy vjet më parë, është pezulluar për një kohë të pacaktuar, i kanë thënë “Kohës Ditore” anëtarë të Komisionit për privatizimin e banesave të Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtjen e Mjedisit.

[dropcap]P[/dropcap]roblemet janë paraqitur në ndërtesën e Yu-programit, e cila ka 30 banesa, e ndërtuar pas vitit 1996 për vendosjen e serbëve e malazezve, e që më pas, duke qenë se asokohe ishte formuar Komuna e Gorës dhe se shqiptarët ishin përzënë nga qendra e tanishme komunale, ato u ishin ndarë kryesisht kuadrove gorane dhe disa serbëve. Islam Rexhepllar, kryetar komisioni, thekson se në bazë të nenit 7 të Ligjit mbi shitjen e banesave në të cilat ka të drejtë pronësimi (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës “Ligji nr. 04/L-061), i datës 20.12.2012, kanë bërë ftesë për blerjen, respektivisht shitjen e banesave në pronësi shoqërore. Por privatizimi i këtyre banesave, sipas tij, është pezulluar pas një shkresë e ardhur nga MAPL-ja, më datë 08.11.2012. Në shkresën, e cila i është dërguar Drejtorisë së Urbanizmit në Dragash, theksohet se “Agjencia e Kosovës dhe Zyra kadastrale në Prizren, përkitazi me shkresën e AKK-së adresuar MMPH-së, lidhur me interpretimin ligjor për statusin juridik të pronave, konsideron se në Ligjin nr. 04/L-661, për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, nuk janë paraparë dispozita ligjore për statusin e banesave nga Yu-programi.

17
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Për këto banesa, si dhe të tjerat për të cilat nuk është definuar statusi i tyre, mungon baza ligjore dhe trajtimi i tyre varet nga zhvillimet politike ndërshtetërore”, theksohet në këtë shkresë, e cila mban datën 08.112012, nënshkruar nga Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm i MMPH-së. Ndërkohë shumica e pronarëve shprehen se kanë paraqitur kërkesat për privatizimin e tyre, por që ende nuk kanë marrë përgjigje.

Problem në Komunën e Dragashit është edhe fakti se për një numër banesash nuk ka kadastër në pronësinë atësore, as ndonjë evidencë zyrtare, kështu që komisioni fare nuk ka informata se të kujt janë banesat në të cilët banojnë personat pa të drejtë juridike (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

© OPOJA.Net

Kryetari i LDK-së dje qëndroi për një vizitë në Komunën e Dragashit

Opoja.net

19 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, prej tyre 1 nga Dragashi

Opoja.net

Ushtria e Kosovës furnizon me maska mbrojtëse shkollat në komunën e Dragashit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto