Marco Asensio vazhdon të jetë ndër emrat e përfolur në tregun e transferimeve, ndërsa klube të shumta evropiane janë të interesuar për nënshkrimin e tij.
26-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në verën e ardhshme dhe nga janari mund të nisë negociatat me klubet e interesuara.
Javë më parë në mediat sportive qarkulloi lajmi për planin e Barcelonës që ta transferojë yllin e rivalit të përbetuar.
Më pas u raportua se Juventusi ka shprehur interesim për anësorin, mirëpo Calciomercato bën të ditur se do të ketë konkurrencë të madhe për nënshkrimin e tij.
Krahas Barcës dhe Zonjës së Vjetër, për Asension janë të interesuara edhe Arsenali, Liverpooli e Tottenham Hotspur. /Telegrafi/
The post Barca, Juve, Liverpooli e Arsenali në garë për Asension appeared first on InfoShqip.com.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.