Brazili është një treg i pashtershëm për talentet në botën e futbollit. Pas largimit të Vinicius Jr dhe Rodrygo nga Amerika e Jugut, talentë të tjerë po qarkullojnë dhe të cilët kanë tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha të Evropës.
Një yll i ri po shkëlqen te ekipi i Athletico Paranaense i cili quhet Vitor Roque. Djaloshi 17-vjeçar mori të gjithë vëmendjen në Copa Libertadores me performancën e tij.
Shifrat dhe performanca e tij në këtë moshë kaq të re, ka bërë që të tërheqë vëmendjen e Barcelonës dhe Real Madrid. Dy klubet më të mira spanjolle janë duke e monitoruar djaloshin, ndërsa Juventus ka ofruar tashmë 15 milionë euro për të, por Athletico Paranaense i ka refuzuar sepse mendojnë se mund të shitet për një shifër më të lartë.
Në Brazil janë të sigurt që sapo ai të mbushë 18-vjeç më 28 shkurt, do të hapë merkaton duke tërhequr shumë ekipe të mëdha evropiane.
The post Barcelona dhe Real Madrid në “luftë” për talentin brazilian appeared first on InfoShqip.com.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.