Barcelona fiton me vështirësi ndaj Celta Vigos, “El Classico”-n e pret si lidere

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Me shumë fat, Barcelona ka arritur të marrë tri pikët në ndeshjen kundër Celta Vigo.

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore minimale 1:0 në ‘Camp Nou’, kundër Celta Vigo, shkruan lajmi.net.

Katalanët arritën të kalonin në epërsi me një gol të Pedri Gonzalez, i cili shënoi pas një gabimi në mbrojtje nga mysafirët, në minutën e 17’.

Barca administroi takimin mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, për ‘Blaugranat’ kishte magji të Marc Andre ter Stegen dhe fat.

Portieri gjerman bëri tri pritje vendimtare për të mbajtur portën e paprekur. Kurse, në minutat shtesë, Barcelonën e shpëtoi shtylla.

Barcelona kështu kthehet në pozitën e parë në tabelën e La Liga, me pikë të barabarta me Real Madridin (22). Dy skuadrat lidere do të përballen me njëra-tjetrën në xhiron e ardhshme.

Celta Vigo mbetet me 10 pikë, në pozitën e 11.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-