Një aksion i Policisë në Prizren, që fillimisht nisi për narkotikë, ka zbuluar edhe një armë zjarri në banesën e një familjeje, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti lidhet me ndalimin e një veture në rrugën “Mursel Osmanaj”, ku gjatë kontrollit policor janë gjetur shtatë qese me substancë të dyshuar marihuanë me peshë rreth 8 gramë.
Pas kësaj, hetuesit e njësisë së narkotikëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë bastisur banesën e vozitësit Korab Krasniqi.
Gjatë kontrollit në shtëpi, Policia ka gjetur një pistoletë, për të cilën dëshmitari ka deklaruar se i përket babait të tij, Mentor Hermann.
Sipas deklarimit të tij, babai ndodhet jashtë shtetit dhe posedon pëlqim për armën, por leja nuk është prezantuar para hetuesve.
Me urdhër të Prokurorit, arma është sekuestruar dhe është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

