Batatina pas humbjes: Ka qenë dita më e keqe e Llapit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ai tha se çështja e fituesit të kësaj ndeshjeje është dashur të mbyllet në pjesën e parë, por që djelmoshat e tij nuk i shfrytëzuan rastet.

“Unë mendoj që pjesën e parë kishim 5-6 raste. Është dashur që në pjesën e parë të realizojmë. Nuk i shfrytëzuam rastet e qindpërqindta. Kur nuk i shënon dy penallti, nuk mundesh me marrë rezultat pozitiv. Djemtë dhanë maksimumin, por nuk shënuan. Ka qenë dita më e keqe e Llapit. Besoj që rastet e humbura, pra penalltitë e humbura, ndikuan në humbje”, tha fillimisht ai.

Tutje, tekniku deklaroi se sulmi është pika më e dobët momentalisht, pasi po krijojnë raste, e nuk po i finalizojnë.

“Nëse e shohim që kemi nga shtatë raste, e nuk i finalizojmë, atëherë do të thotë se kjo e fundit. Pra, sulmi. Finalizimi. Është dashur që në pjesën e parë të mbyllet gjithçka. Na ndodhi ai ligji, kur nuk shënon, edhe pëson. Mendoj që ne do të bëjmë maksimumin. Secila skuadër mund ta mposht skuadrën tjetër. Edhe përballë Ballkanit e Dritës do të bëjmë maksimumin. Mendoj që liga e Kosovës është e balancuar”, tha ai për Art Sport. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-