Benzema flet para fillimit të ceremonisë së “Topit të Artë”, këto janë fjalët e tij

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Karim Benzema ka folur pak para fillimit të ceremonisë së “Topit të Artë” në Paris.

Futbollisti i Real Madridit, njëherit favoriti kryesor për çmimin e madh individual ka thënë se pret “gjëra të mëdha” mbrëmjen e sotme.

“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj të kemi një lajm të mirë sonte”, ka thënë Benzema për France Football, transmeton Demokracia.com.

Ceremonia e “Topit të Artë” nis nga ora 20:30, me çmimin që do të ndahet nga France Football.

Sulmuesi i Kombëtares së Francës gjatë vitit 2022 fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në La Liga si dy nga trofetë kryesor të “mbretërve”./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-