Opoja.net

Besimtarit nuk i mbarojnë punët

Besimtari është njeri i Kuranit Fisnik. Ai gjithmonë përparon me Kuranin. Ndërkohë që Kurani Fisnik i tregon besimtarit metodën për t’u bërë prej njerëzve me zemër të qetë, besimtarit nuk mund t’i mbarojnë punët përderisa ai (Kurani) i thotë në suren Inshirah: “Kur ta mbarosh një punë, fillo tjetrën!” (Inshirah, 7) Inshirah do të thotë rehati, qetësi dhe prehje. Ndërkohë që Kurani Fisnik, i cili është udhëzuesi i jetës së besimtarit, i tregon atij rrugën për t’u qetësuar, i tregon edhe domosdoshmërinë për të nxituar nga një punë në një punë tjetër. Kjo botë është një vend në të cilin mund të jetohet ngaqë dita ndjek natën dhe nata ndjek ditën. Po të mos vinte dita pas natës dhe nata pas ditës, jeta do të ndalonte. Edhe këndvështrimi i besimtarit ndaj punës është si ndjekja që dita i bën natës dhe nata i bën ditës. Ai vazhdimisht punon duke kaluar nga një punë në një tjetër. Besimtari kalon nga ibadeti në punët e shtëpisë, nga shtëpia në vakëf, nga vakëfi në vizitat e të afërmve, nga vizita e të afërmve kalon aty ku duhet të shkojë dhe të gjendet një besimtar. Në këtë mënyrë, besimtari lidhet me sistemin e zemrës së qetë që ia ka treguar Allahu i Lartësuar.

Besimtari që punon vazhdimisht është më aktiv se besimtari që përdor kohë të caktuara për punët e tij. Ai që ka shumë punë dhe program të ngjeshur, bën më shumë punë. Absolutisht, punën e mbarojnë njerëzit e zënë me punë. Ata që kërkojnë kohën dhe mjedisin e përshtatshëm për ta kryer punën që duan të bëjnë, asnjëherë nuk do t’i gjejnë ato që kërkojnë. Një kërkim i atillë i ngjan kërkimit të pakuptimtë të atij që kërkon një botë që të ketë vetëm pranverë, pra, pa dimër dhe pa verë, në mënyrë që të kalojë një ditë të bukur. Kjo botë nuk është një vend i tillë. Përkundrazi, kjo botë është vendi i atyre që mund të bëjnë punë brenda punëve siç është edhe vendi i atyre që dinë të jetojnë ndërkohë që shpërthejnë furtunat dhe stuhitë.

Besimtari është njeri i punës. Andaj, ngaqë është njeri i punës, asnjëherë nuk nguron për t’i përdorur deri në fund aftësitë që ia ka dhënë Allahu Teala. Besimtari është durimtar dhe i vendosur. Nisur nga ky këndvështrim, programi i ngjeshur në punë asnjëherë nuk pranohet si justifikim për t’u hedhur edhe në një punë tjetër. Ndërkohë që po e bëjmë jetën në një shumëllojshmëri aktivitetesh, nuk mund ta çojmë dëm atë (jetën) duke u marrë vetëm me një punë.

Të bësh më të mirën e mundshme është gradë e besimtarit, sepse besimtari nuk bën asnjë punë shkel e shko. Cilësia e besimtarit nuk mund të jetë vetëm në një punë. Ai, çdo gjë që e bën, e bën në mënyrën më të mirë. Mbi të gjitha bën edhe punë mbi punë. Ja, ky është niveli i besimtarit. Specializimin në një fushë nuk mund ta shohim si pengesë për këtë nivel. Fusha në të cilën jemi specializuar është emri i aftësisë që kemi për të siguruar të ardhurat (jetesën). Ne si besimtarë, kur themi “punë”, nuk synojmë vetëm punën që e bëjmë për të fituar riskun tonë. Këtë e shohim nga një pikëpamje më e gjerë. Siç nuk mund të jetë jeta vetëm punë në fabrikë, edhe puna nuk mund të jetë vetëm të punuarit në fabrikë. Puna për një njeri mysliman që i është nënshtruar Islamit, i cili ia ka mbushur të gjithë jetën, është çdo punë që ka bërë dhe duhet të bëjë derisa të dorëzojë shpirtin.

Listën e punës mund ta fillojmë me punën që bëhet për të fituar riskun. Besimtari e sheh si ibadet fitimin e riskut. Andaj, punën për ta fituar riskun e sheh ndërmjet të gjitha punëve që do t’i bëjë duke i kryer me radhë. Edhe të administrosh shtëpinë apo të jesh përgjegjës nga ana e Allahut Teala i një shtëpie si burrë apo si grua, është një punë. Edhe këtë punë besimtari e shikon si ibadet, madje, këtë nganjëherë e sheh edhe si xhihad (luftë e shenjtë). Mbrojtja e nderit në shtëpi, edukimi i fëmijëve dhe hyzmeti kundrejt prindërve është prej punëve më të rëndësishme dhe primare të tij.

Besimtari i shikon prej punëve të cilat është i obliguar t’i bëjë edhe adhurimet duke filluar nga namazi. Ato i shikon në formën: “Çfarë kuptimi do të kishte jeta po të mos ishin adhurimet duke filluar që nga farzet?” Në këtë mënyrë, besimtari fillon të bëhet më entuziast dhe më produktiv.

Ndërkohë që besimtari gjendet brenda jetës, nuk mund të sillet sikur nuk është brenda saj. Dalja në një mal për t’u bërë një besimtar i mirë nuk është e vlefshme për asnjë besimtar. Besimtari është njeriu i shoqërisë në të cilën jeton dhe që e orienton shoqërinë sipas besimit të tij. Besimtari është njeri social. Ai nuk mund të ketë një pikëpamje të kufizuar vetëm me shtëpinë e tij. Gjithashtu, nuk mund të jetë një njeri që e ka mbushur listën vetëm me të afërmit e tij. Besimtari është njeri i umetit. Ai ekziston bashkë me umetin dhe ekziston për umetin. Për këtë arsye, në kohën e drekës është në xhenazen e ndonjë vëllai besimtar. Në kohën e ikindisë është në dasmën e ndonjë vëllai tjetër besimtar. Ndërsa në mbrëmje është në vakëf për t’u takuar me shokët e tij, apo në ndonjë hallkë dhikri ose në ndonjë mësim fetar. Ndërsa, pasi të kthehet në mbrëmje te shtëpia, është në shtrat me bashkëshorten e tij.

Besimtari, i cili vazhdimisht është aktiv, pret detyrë dhe e kryen me besnikëri detyrën që i është dhënë, është njeriu që mbart të njëjtat cilësi me ata që punuan me entuziazmin për ta bërë shtet Islamin në njëzet e tre vjet. Vazhdimësia e brezit të sahabëve, të cilët ia dolën mbanë për t’u takuar me bashkëshortet e tyre dhe për t’u interesuar për fëmijët e tyre, ndërkohë që nxitonin nga një front në një front tjetër, nuk mund të arrihet me vajtime, por me këtë këndvështrim. Brezi që e futi në dorë të gjithë botën, por që e kishte ballin në sexhde sikur t’i ishte ngjitur, ngeli në historinë e kësaj bote si simbol i punës. Andaj, edhe besimtari është një njeri që e imiton besimin dhe pikëpamjen e atyre ndaj punës. Prej shenjave të besimtarit është se ai nuk nxjerr pretekste, por përpiqet me të gjitha mundësitë e tij.

Besimtarit nuk i mbaron puna ngaqë, gjendet në qendër të jetës në çdo kohë dhe në çdo vend. Përveç të tjerash, ai është një njeri që asnjëherë nuk dëshiron t’i mbarojnë punët. Ai e mbaron punën, por punët e tij nuk mbarojnë kurrë. Punët e shumta nuk e mërzisin atë. Ai e pranon se ekziston për të punuar. Besimtari është si dielli. Ai e ngroh edhe tokën, edhe ujin.

Ne nuk duhet të mendojmë nëse duhet të gëzohemi apo jo kur të na mbarojnë punët që kemi. Vallë, për çfarë të gëzohemi kur të na mbarojnë punët? A të gëzohemi se na mbaruan punët, ndërkohë që gjendemi ndërmjet të gjitha këtyre problemeve pothuajse të pazgjidhshme? A nuk është më mirë të qash se sa të gëzohesh në një situatë të atillë?

Kurti merr pjesë në Samitin e Vjenës, e pranishme edhe Bërnabiq

Merlinda Guraj

SIPAS QËLLIMIT SHPËRBLEHESH

Merlinda Guraj

Imami Shefqet Krasniqi infektohet me coronavirus, shtrihet në Klinikën Infektive

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net