Bexhet Xheladini – Kryetarit Shabani dhe drejtorit të Arsimit: Shkollat pa nxehje, a po e ndieni ftohtin nëpër zyrat tuaja

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, përmes një letre publike të publikuar në faqen zyrtare të LDK-së së Dragashit në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mosfurnizimin e shkollave me lëndë djegëse, pasi që temperaturat kanë filluar të bien dhe po shkojmë drejt dimrit.

“Vonesa e furnizimit të nevojshëm  me lëndë djegëse për shkollat më bën të dyshoj se Komuna ende nuk po mund  të gjejë një furnizues të përshtatshëm, me të cilin lehtë do t’i bënte pazaret. Dukuri e njohur kjo për të gjithë ne”, ka shkruar Dr. Bexhet Xheladini.

Më tutje, Xheladini i ka pyetur kreun aktual të Komunës së Dragashit, z.Shaban Shabani, nëse po e “ndiejnë ftohtin nëpër zyrat dhe karriget” e tyre, pasi që, sipas tij, “nxënësit e arsimtarët kanë filluar ta ndiejnë atë. Disa nxënës kanë filluar ta vizitojnë edhe mjekun për shkak të ftohtit.”/Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-