Opoja.net

Biden: Numërimi po përfundon, ne jemi fituesit

Biden: Numërimi po përfundon, ne jemi fituesit

Ish Nënpresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, aktualisht kandidat i demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, doli para pak minutash në një tjetër deklaratë për mediat në Wilmington, Delaware.

Ai kërkoi durim nga qytetarët pasi procesi i numërimit të votave është në proces e sipër. pasi votat ende po numërohen.

“Ne nuk kemi dyshim se kur të përfundojë numërimi Senatori Harris dhe unë do të shpallemi fituesit. Kështu që, unë i kërkoj të gjithëve që të qëndrojnë të qetë, të gjithë njerëzit të qëndrojnë të qetë. Procesi po funksionon. Numërimi është duke përfunduar. Dhe ne do ta dimë shumë shpejt rezultatin. Pra, ju falënderoj të gjithëve për durimin tuaj, por ne kemi për të numëruar votat“, tha Biden

Fati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA varet nga numërimi i disa shteteve kryesore: Nevada, Georgia, Karolina e Veriut dhe Pennsylvania.

Kosova nga 22 marsi në listën e Zvicrës për karantinim

Opoja.net

Gjatë Ramazanit besimtarët mund të falin namazin e teravisë në Xhaminë e të Dërguarit në Medine

Opoja.net

Vendi që s’ka asnjë të infektuar me COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net