Bie në pranga i dyshuari për vrasjen në tentativë në Prizren, sulmoi me thikë dy persona

Opoja.net Opoja.net Kronika

Mbrëmjen e së dielës në rrugën ‘Besnik Muqaj’ në Prizren, një person dyshohet se kishte sulmuar me thikë dy persona. Njëri nga viktimat u dërgua në spital, ndërsa i dyshuari kishte arritur që të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte i panjohur për organet e rendit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet i dyshuar për sulmin.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, është zbuluar identiteti i të riut, i cili u arrestua dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 23-vjeçarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Brenda afatit ligjor, pritet që Prokuroria të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-