Të martën nuk kreu punë.
As të mërkurën, Imer Canolli, nuk ia doli ta nxjerr letërnjoftimin.
“Dje isha tha u ra sistemi, sot isha tha u ra sistemi, unë nuk e di çka u bë”, u shpreh ai.
Me telashin e arsyen e njëjtë në Agjencinë e Regjistrimit Civil u ballafaqua edhe dikush tjetër që nuk erdhi këtu për vete.
“Dje tërë ditën kena prit për një letërnjoftim po na vyn për vajzën. Nuk ka sistem. Tërë ditën kena prit prej 8 deri në 3. Na thanë per sot. Erdhëm nuk ka kurgjo”, tha një qytetare.
Sherri që po u shkaktohet qytetarëve nga moslëshimi i dokumenteve, sidomos të atyre që nxjerrjen e tyre e kanë për ngut, është jo i vogël.
“Dëme të mëdha, më vyjnë përjashtë me udhëtu, qe nuk mundemi”, deklaroi një qytetar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk i kanë kthyer përgjigje gjatë ditës portalit për arsyen e prishjes së sistemit e as për kohën e rregullimit të tij.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.