Opoja.net

Biografia e Bexhet Xheladinit

Bexhet Xheladini u lind më 11.03.1956 në fshatin Bresanë,është i martuar dhe ka tre fëmijë. Me profesion mjek- Specialit i Mjekësisë së Punës dhe Ultrasonist Abdominal.

Një ndër themeluesit e Degës së LDK-së të Dragashit.Ka ushtruar një sërë funksionesh partiake.  Në  31 vitet e ekzisencës  në  LDK,ka qenë  anëtar i kryesisë , kryetar i komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,anëtar i komisionit të solidaritetit. Dy herë kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.Disa herë delegat në kuvendet zgjedhore  të LDK-së. Aktualisht   anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

5445
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
Kandidati juaj i preferuar për kryetar të Dragashit?

Pas dëbimit te minatorëve nga puna nga ana e pushtetit serb në vitin 1990-91,themelon shoqatën- “FAMILJA NDIHMON FAMILJEN”  ku 500  familje Opojare,ndihmojnë materialisht  500 familje minatorësh të  Magures,Kishnices,Novoberdes, etj.

Për shkak të aktivitetit në formimin e  Shërbimit Sanitar pran Shtabit Komunal të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, arrestohet  dhe burgoset nga forcat serbe më 11.shtator te vitit 1993.

Për aktivitetin e tij në fushën e mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Republike së Kosovës e graduan  me gradën toger.

Në vitin 1995, themelon shoqatën HANDIKOS te cilën  e udhëheq pa pagesë  deri në përfundim të luftës.

Një ndër organizatoret e hapjes së Shkollës së Mesme të Mjekësis në Bresanë, ku punoi pa pagesë si mësimëdhënes i Anatomis.

Një ndër themeluesit e  ambulancës “Nena Terezë”, ku punoi si mjek papagesë, ndërkaq në ambulancën e tijë private nga viti 1990 e deri në vitin 1999, ofroi shërbime shëndetësore  falas punëtorëve të arsimit  me familjet e tyre dhe rasteve sociale.

Më 14 prill të vitit 1999 ,mobilizohet si mjek,në rradhet e UQK-së.Është veteran i UÇK-së.

Pas  zgjedhjeve të para lokale të vitit 2000, emërohet Drejtor I Drejtoratit për Shëndetësi dhe MS.

Në vitin 2004 zgjidhet Kryeshef  i Ekzekutivit të komunës së Dragashit  deri në 2 janar të vitit 2008.

Organet  komunale  të udhëhequra nga PDK-ja, në Dragash nga 3 janari 2008 ia mohuan të drejtën për të punuar si mjek në QKMF Dragash, ku punoi nga viti 1980. Tani i vetëpunësuar në ordinancën private “ARTMEDICA” .

Dr. Bexhet Xheladini dy herë ka qënë kandidatë për Deputetë në Kuvendin e Kosovës.

 

Ushtria e Kosovës furnizon me maska mbrojtëse shkollat në komunën e Dragashit

Opoja.net

Shi dhe vranësira, ndryshon moti në dy ditët e ardhshme

Opoja.net

Vetëvendosje në Dragash merr mbështetje nga Ministra e Deputetë të Kosovës për zgjedhjet lokale!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto