Biznesmeni turk që la borxhe të shumta në Dragash, hap biznes në Serbi

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Biznesmeni turk, Besim Minkara e ka lënë në gjendje të mjerë fabrikën “Rematex” në Dragash. Investitori turk ka lënë shumë borxhe në fabrikën shumë të njohur dikur të prodhimit të tekstilit. Afër 2 milionë euro thuhet të jetë shuma e borxheve që Minkara e ka lënë në fabrikën “Rematex”, shkruan Indeksonline.

Besim Minkara ka mijëra euro borxhe në tatime, paga të papaguara të punëtorëve, rrymë, shërbime komunale si dha borxhe të shërbimit në transport.

“Kompanisë tonë Besim Minkara i ka mbetur borxh plot 65 mijë euro. Ne kemi kryer të gjitha shërbimet e transportit të punëtorëve, por që borxhi asnjëherë nuk na është paguar” ka thënë Mehal Rysheni, një nga pronarët e firmës transportuese “Erëza” në Dragash.

Fabrika “Rematex” ka më shumë se 1 vit që është mbyllur dhe se punëtorët vazhdojnë të kërkojnë paratë e mbetura borxh nga milioneri turk.

Por, biznesmeni turk nuk duket sa ka krizë për para. I njëjti dje është parë në Serbi bashkë me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq. Ai e ka hapur një fabrikë të re në Lebane të Serbisë në të cilën pritet të punësohen më shumë se 300 punëtorë.

Punëtorët e fabrikës kanë thënë se janë duke ndjekur çdo rrugë ligjore për të marrë paratë e merituara.

“Jemi duke ndjekur të gjitha rrugët për të marrë paratë tona. Kemi angazhuar përmbaruesit të cilët nuk duket se po bëjnë punë të madhe. Por ato janë paratë tona dhe nuk do të ndalemi deri sa Besim Minkara të na i kthej” ka thënë për Indeksonline njëri nga ish punëtorët e Rematex. (Indeksonline/Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-