Biznismeni Opojar ankohet te kryeministri Hoti për mungesë të rrymës

Opoja.net Opoja.net Opoja

Biznismeni i njohur, pronari i ‘MEKA-s’, Burim Piraj ka reaguar në lidhje me ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Ai në facebook iu është drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me këtë çështje.

Reagimi i plotë i Burim Pirajt:

I nderuari kryeministri Abdullah Hoti!

Nuk e di sa jeni në njohuri që KEDS ka aplikuar reduktime të energjisë në tërë vendin në emër të punimeve në rrjet, vendi po përballet me krizë ekonomike për shkak të pandemisë nga ana tjetër metoda e vjetër e KEDSit për të aplikuar reduktime sa herë që energjia elektrike në bursën ndërkombëtare shtrenjtohet po e vështirëson edhe më tepër situatën ekonomike, po dhe po e dëmton rëndë ambientin e të bërit biznes në Kosovë.

Kosova në syrin e investitorëve të mundshëm përherë po ngelit si opsioni i fundit për shkak të mos furnizimit të rregullt me energji përveç shumë pengesave të tjera burokratike.

I nderuari Kryeministër ju lutem ta përdorni autoritetin tuaj që së paku vendi të ketë furnizim me rrymë 24/7 se me të vërtetë kjo është shumë e tepërt dhe e pa tolerueshme!

Me nderime!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-