Zjarr në deponinë e mbeturinave në Trokan, kryetari i Dragashit bën apel te qytetarët për ndihmë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Një zjarr ka përfshirë deponinë e mbeturinave në fshatin Trokan të Komunës së Dragashit.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë apel urgjent për qytetarët, bizneset dhe fermerët që posedojnë pompa uji që t’u dalin në ndihmë Shërbimit të Zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.

Xheladini u ka bërë thirrje edhe kompanive dhe personave që kanë mundësi të angazhojnë kamionë të mbushur me dhe, pasi, sipas tij, kjo ndihmë është e domosdoshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

“Kamionët me dhe do të kompensohen”, ka njoftuar ai.

Kryetari i Dragashit ka kërkuar nga qytetarët që ta shpërndajnë apelin dhe të njoftojnë personat që mund të kontribuojnë në përballimin e situatës.

“Çdo ndihmë është e rëndësishme dhe e nevojshme në këtë moment”, ka apeluar Xheladini.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-