Blegtorët e Dragashit pajisen me teknologji të re

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Ministri i Ambientit Ferid Agani, zëvendësministri i Bujqësisë Vezir Januzi, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, përfaqësues të GIZ-it gjerman, si dhe drejtues të komunës së Dragashit, do të dorëzojnë sot në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit teknologjinë e re për prodhimin e djathit tek blegtorët përfitues në kuadër të projektit “Konkurrueshmëria e sektorit privat në zonat rurale”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, bëhet fjalë për një projekt të mbështetur nga MBPZhR-ja, MMPH-ja dhe GIZ-i gjerman.

Në kuadër të këtij projekti blegtorët kanë përfituar një djathore fikse dhe tri djathore lëvizëse për prodhimin e djathit te Sharrit që do të shfrytëzohen gjatë sezonit veror në kullosat e bjeshkëve në parkun nacional “Sharri”.

Dorëzimi i teknologjisë së re në Restelicë do të bëhet në ora 13:00, njofton Opoja.net.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-