Boksierët kosovarë sërish nuk janë lejuar të hyjnë në Serbi për të marrë pjesë në Botërorin në Beograd.
Kështu ka njoftuar nëpëmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës Kushtrim Krasniqi.
“Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për Kampionatin Botëror të boksit, që mbahet në Beograd”.
Atyre një ditë më parë iu është pamundësuar hyrja në Serbi, pavarësisht dy tentativave.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.