Parashikimet e BQK-së sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 3.3 përqind në vitin 2025.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm në tremujorin e katërt të vitit, rritja ekonomike ishte 4.1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Industria përpunuese, tregtia dhe ndërtimtaria janë sektorët që kanë mbështetur këtë rritje, ndërkohë që importet e larta të mallrave dhe shërbimeve kanë reflektuar rritjen e kërkesës së brendshme pas liberalizimit të vizave.
“Rikthimi i presioneve inflacioniste në tremujorin e parë të vitit 2025, u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimit, si dhe nga ndikimi i pritjeve për inflacion pas njoftimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike”, thuhet në ‘Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë’ të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK), ka theksuar se rreziqet ndaj këtij projeksioni anojnë nga kahu rritës dhe përfshijnë: ecurinë rritëse në çmimet e ushqimit në tregjet ndërkombëtare, si dhe shkallën e transmetimit të kostove të rritura të energjisë elektrike në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda vendit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.