Brazili nuk ka hasur në vështirësi për ta kaluar pengesën e parë në fazën nokaut në Kupën e Botës në Katar. Të hënën mbrëma, yjet brazilianë kanë shkëlqyer në pjesën e parë dhe janë ndalur në të dytën. Por paraqitja impresive në pjesën e parë ishte e mjaftueshme për fitoren e thellë të Brazilit ndaj Koresë së Jugut.
Brazili shënoi katër gola për 36 minuta për fitoren 4:1. Vinicius Junior shënoi që në minutën e shtatë për të paralajmëruar atë që e pret Korenë e Jugut.
Për 2:0 shënoi Neymar nga penalltia. Ai realizoi në minutën e 13-të. Penalltinë e siguroi Richarlison, që po ashtu shënoi golin e tretë, në minutën e 29-të. Pak më vonë, në minutën e 36-të, Lucas Paqueta shënoi golin e katërt. Në pjesën e dytë Brazili ka ruajtur energjinë, ndërsa jug-koreanët ia dolën të shënojnë një gol. Paik Seung-ho shënoi gol të bukur në minutën e 76-të për 4:1. Brazili edhe njëherë ka dëshmuar se është favoriti kryesor për titull të kampionit. Në çerekfinale, më 9 dhjetor, Brazili luan me Kroacinë.
Koreja e Jugut ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Brazilit.
Me goditje nga distanca, për 4:1 shënoi Paik Seung-Ho në minutën e 76-të.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.