Brenda dy ditësh, Komuna e Dragashit ‘i çon’ mbi 100 mijë euro në Restelicë

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Komuna e Dragashit brenda pak ditësh  ka nënshkruar tri kontrata me tri kompani të ndryshme për kryerje të punimeve në fshatin Restelicë të trevës së Gorës, si dhe ka njoftuar edhe për një kontratë tjetër të re. Vlera financiare e të gjitha këtyre investimeve kalon shifrën 100,000.00 euro.

65,730.95 euro do t’i kushtojë Komunës së Dragashit ndërtimi i një objekti të qendrës për komunitete në këtë fshat të Gorës. Kontrata është nënshkruar më 10 qershor me kompaninë ‘EBK’ Sh.p.k – Prizren.

Një ditë më pas, më datën 11 qershor, Komuna ka nënshkruar kontratë me kompanitë ‘I.P.N.E.U’ Sh.p.k dhe ‘Bereqeti-ing’ Sh.p.k – Prishtinë, e cila ka vlerë prej 14 mijë e 251 euro dhe të cilat do të shpenzohen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Restelicë. Të njëjtën ditë u nënshkrua edhe një kontratë tjetër me vlerë prej 19 mijë e 996 euro, me kompaninë ‘Seticommerc’ Sh.p.k – Suharekë, e cila do të bëjë kubëzimin e rrugëve në po të njëjtin fshat të Gorës.

Gjithashtu, Komuna ka njfotuar edhe për një kontratë të radhës me vlerë të parashikuar prej 10 mijë euro, për ndërtimin e rrethojave të shkollës së Restelicës./Opoja.net

 

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-