Burim Piraj flet me përgjegjësi dhe besim – MEKA është emër që ruan vlerat

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Pas një vale lajmesh të pavërteta në disa portale, që synonin të dëmtonin imazhin e biznesmenit Burim Piraj dhe kompanisë së tij MEKA HALAL FOOD, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga vetë z. Piraj – i mbështetur nga deklarata e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), e cila konfirmoi se këto lajme ishin shpifje dhe pa bazë.

Në vend që portalet të kërkonin falje dhe të tërhiqnin artikujt, ato kanë heshtur, duke vazhduar me publikime të dëmshme. Për këtë arsye, Burim Piraj ka bërë të ditur se do të ndjekë rrugë ligjore, si në aspektin civil ashtu edhe penal, kundër atyre që shpifën apo përhapën lajme të rreme.

Ai shprehet me qetësi dhe vendosmëri se kurrë nuk ka tregtuar produkte që nuk i konsumon vetë me familjen e tij, dhe këtë e pohon me betim në emër të Zotit. Sipas tij, gjithçka që prodhohet dhe shpërndahet nga MEKA është në përputhje me standardet më të larta të sigurisë ushqimore dhe me etikën e besimit.

Burim Piraj i falënderon të gjithë ata që qëndruan pranë tij dhe kërkon që drejtësia të vendoset, si për të mbrojtur të vërtetën ashtu edhe për të ndalur përdorimin e portaleve për qëllime shpifëse dhe të rrezikshme për moralin dhe ekonominë.

“Allahu është Më i Madhi! Paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi njerëzit e mirë” – përmbyll ai mesazhin e tij publik.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-