Burim Piraj: Miratimi i Pakos Fiskale 2.0 lajm i dekadës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Subjektet afariste kanë përshëndetur miratimin e pakos fiskale dy nga ana e Qeverisë në largim. Ata e quajtën një punë të shkëlqyer të kësaj qeverie.

Një nga prodhuesit e njohur të produkteve të mishrave të Ndërmarrjes “Meka” në Dragash Burim Piraj miratimin e pakos fiskale dy e vlerësoi lajm të mirë dhe të dekadës për Kosovën.

Ai në një postim të në profilin e tij në facebook përgëzoi qeverinë Mustafa për ndryshimin e gjendjes ekonomike.

“Urime Kosovë! Dua ti përgëzoj qeverinë Mustafa si ekonomist dhe qytetar i republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në ndryshimin e gjendjes ekonomike”, tha ai.

Praj falënderoi gjithashtu Ministrin Hoti për një punë të shkëlqyer dhe për përmbylljen e një misioni brilant që normal që do të zërë vend në historinë e ekonomisë së re të Kosovës.

Pakoja Fiskale 2.0 parasheh masa të reja të politikave fiskale, të cilat lehtësojnë ndjeshëm të bërit biznes dhe fuqizojnë sektorin privat në Kosovë, si shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik në vend.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se është punuar vazhdimisht në identifikimin e masave të reja për të lehtësuar të bërit biznes dhe për të fuqizuar sektorin privat në Kosovë.

“Siç jeni në dijeni në shtator të vitit 2015 kemi implementuar Pakon e parë fiskale, që ka ndikuar shumë në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes dhe si rezultat i kësaj, Kosova sot rangohet shumë mirë në këtë drejtim. Ajo pako ka ndihmuar shumë në rritjen e formalizmit të bizneseve duke ndryshuar ligjin e TVSh-së, pragun e TVSh-së dhe duke ndërmarrë një varg tjetër të reformave, që kanë mundësuar rritjen e qarkullimit në ekonominë e Kosovës për rreth 2 miliardë euro në dy vitet e fundit. Kjo është bërë e mundur për shkak të lirimeve të shumta të lëndëve të para dhe të makinerisë prodhuese. Statistikat nga Banka Qendrore, nga Agjencia e Statistikave dhe nga Ministria e Financave tregojnë që bizneset kanë përfituar rreth 47 milionë euro lirime të ndryshme për lëndë të para dhe makineri prodhuese. Vetëm tek ndërmarrjet e mëdha që obligohen të raportojnë në Këshillin për Raportim Financiar të Kosovës, ka pasur rritje të ndërmarrjeve për 12 për qind dhe rritje të punësimit për 11 për qind te këto ndërmarrje. Qytetarët kanë përfituar rreth 21 milionë euro si rezultat i lirimit të TVSh-së, uljes së normës së TVSh-së nga 16 në 8 për qind për të gjitha shërbimet publike dhe për një numër të mallrave dhe shërbimeve”, tha ministri.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi tha se lista e Pakos Fiskale 2, është elementi i fundit që prodhimtarinë vendore e vendos të barabartë me të gjithë prodhuesit e shteteve të regjionit.

“Më shumë ka penguar pakoja fiskale prodhimin vendor të Kosovës, sesa çdo formë tjetër e pengesës së kualitetit të makinerive. Me Pakon Fiskale 1 ne kemi lehtësuar mjetet e punës, ndërsa me Pakon Fiskale 2 të gjitha materialet do të lirohen nga dogana, në mënyrë që prodhuesit të krijojnë një substancë materiale për rritjen e kualitetit, të ardhurave personale të punëtorëve, rritjen e kuantitetit dhe rritjen e konkurrencës në tregun vendor dhe krijimin e mundësisë për të shkuar edhe në tregjet tjera. Kjo është një e arritur e Qeverisë sidomos për prodhuesit vendor”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-