Caktohen datat për provimin e Jurisprudencës

Opoja.net Opoja.net Kultura

Ministria e Drejtësisë sot ka njoftuar se më datën 4 dhe 5 shtator do të organizohet mbajtja e Provimit të Jurisprudencës.

Ata kanë ftuar organizatat e interesuara të shoqërisë civile të jenë pjesë e monitorimit të procesit të mbajtjes së këtij provimi.

Provimi i Jurisprudencës me shkrim, te lënda “E Drejta Civile” do të mbahet më 4 shtator 2021 (e shtunë), me fillim nga ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.

Ndërsa te lënda “E drejta Penale”, provimi do të mbahet më datë 5 shtator 2021 (e diel) me fillim në ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.

Provimi do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-