CATL do të fillojë prodhimin masiv të baterive me jon natriumi vitin e ardhshëm

Opoja.net Opoja.net Teknologji

A është i mundur ndalimi i përdorimit të baterive litium dhe zëvendësimi i tyre me bateri të tjera, e ndoshta edhe më të mira? Absolutisht po, në një moment në një të ardhme të largët fëmijët tanë do të mësojnë se ne kemi përdorur bateri litiumi dhe do të thonë “çfarë po mendonin ata?”

Teknologjia e baterive po ecën aq shpejt sa ndonjëherë është e vështirë të mbash, një artikull i shkruar dje mund të jetë tashmë i parëndësishëm falë kompanive si CATL.

CATL njoftoi se do të fillojë prodhimin masiv të baterive me jon natriumi, dhe jo në dekadën tjetër – por do të fillojnë menjëherë gjatë vitit tjetër. Kompania veçse ka ngritur një zinxhir furnizimi për të gjitha materialit e nevojshme për këtë bateri dhe është në biseda të avancuara me një numër të prodhuesve të veturave në lidhje me përdorimin e baterive në fjalë, shkruan Arena EV, transmeton Telegrafi.

Por shtrohet pyetja se a është ky fundi i teknologjisë të litium-jonit?

Bateritë me jon natriumi

Absolutisht jo, bateritë litium-jon do të qëndrojnë për një kohë më të gjatë, një standard që do të duhet të arrijnë të gjitha “kimitë” e tjera, por megjithatë kjo sinjalizon se një epokë e re ka filluar. Ka kaq shumë kuptim përdorimi i natriumit – është menjëherë pas Litiumit në tabelën periodike që do të thotë se ka shumë ngjashmëri midis të dyve, por ka edhe dallime.

Gjenerata e parë e baterive me jon natriumi nga CATL ka një densitet energjie prej 160Wh për kilogram dhe në 15 minuta mund të mbushet deri në 80 për qind SoC. Bateritë performojnë mjaft mirë në temperatura të ulëta, në -20 gradë Celsius, bateria e ruan mbi 90 për qind të kapacitetit të saj.

Ka ende shumë punë për të bërë, bateritë litium-jon kalojnë densitetin e energjisë 200Wh për kilogram , me disa që arrijnë në 300Wh për kilogram. Nga ana tjetër, bateritë me jon natriumi tejkalojnë kërkesat e sigurisë për përdorimin e veturave dhe performojnë jashtëzakonisht mirë në temperatura të ftohta. CATL tashmë po punon në qelizat e gjeneratës së dytë me densitetin e pritshëm të energjisë për të arritur 200Wh për kilogram.

Përparësitë më të mëdha të baterive me jon natriumi janë natyra e tyre më pak e ndezshme dhe bollëku i lëndëve të para – ne kemi mbi 1000 herë më shumë natrium se litium. Disavantazhet për momentin zbresin në densitetin e tyre më të ulët të energjisë, por kjo po përmirësohet vazhdimisht, gjenerata e parë e baterive me jon natriumi janë më të mira se qelizat litium-jon të 6 ose 7 viteve më parë.

Performanca e baterive me jon natriumi

Bateritë me jon natriumi do të bëhen përfundimisht zgjedhja kryesore, litium-jon ka shumë të ngjarë të përdoret në automjetet e nivelit të lartë, por për përdorim të përditshëm – ne nuk kemi nevojë për litiumin e shtrenjtë. Ky është po aq një revolucion sa edhe vetë makina elektrike, më në fund kemi një opsion baterie më të lirë dhe të zbatueshme.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-