Çeku: Pamjet e mbrëmshme në ndeshjen e basketbollit ishin vandalizëm

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur në lidhje me situatën që është krijuar mbrëmë në një ndeshje të basketbollit.

Çeku në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se e dënon ashpër sjelljen e tifozëve, teksa shtoi se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.

Ai potencoi se faji i disave janë duke e pësuar të gjithë, njofton Klankosova.tv.

“Për fajin e disave jemi duke pësuar të gjithë, është duke pësuar sporti i Kosovës, ne kemi këshillin tonë, që në përbërje ka prokurorë, zyrtarë policorë, përfaqësues të Komunitetit Olimpik Federatave dhe të ministrisë që është mandatar për të punuar për të parandaluar dhunën dhe dukurive tjera në sport, ky këshill është mjaft aktiv dhe rregullisht procedon raste të dhunës në institucione relevante”, ka thënë Çeka në Klan Kosova.

“Mbetet shumë punë edhe nga gjykatat dhe prokuroritë për t’i sanksionuar dhe për t’i dhënë dënimet meritore për të gjithë ata që e prishin sportin”.

Çeku ka thënë se pamjet e mbrëmshme janë huliganizëm dhe vandalizëm,

“Me vjen keq që në situatën ku jemi, policë tanë lëndohen në një ndeshje basketbolli, për takim sportit, që do të duhej të ishte festë për të gjithë që e duan sportin, Është huliganizëm, vandalizëm”, shtoi Çeku.

“Që duan ta tregojnë njëfarë trimërie nuk e kanë vendin në hapësirat e sportit, duhet ta tregojnë vendin diku, tjetër, para së gjithash e kanë vendin në burg, ata që e dëmtojnë pronën publike, që bëjnë huliganizëm, sidomos në formë grupe të orkestruar nuk e kanë në vendin në palestër por në burg”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-