Certifikohen snajperistët e FSK-së dhe të policisë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Është mbajtur ceremonia e certifikimit të përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës me rastin e përfundimit të suksesshëm të trajnimit për snajperë, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj ceremonie, Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Samedin Mehmeti dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama u zotuan për bashkëpunim edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

“Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës bashkëpunimin e tyre po e realizojnë me aktivitete konkrete dhe me angazhime e trajnime të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike. Ngritja e kapaciteteve profesionale  dhe taktike është prioritet i FSK-së”, thuhet në një njoftim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-