Çfarë po ndodh me Instagramin?

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Probleme me Instagramin. Shumë abonentë kanë raportuar pezullimin e llogarisë së tyre pa ndonjë arsye.

Me hyrjen në rrjetin social, ata u gjendën përballë një ekrani ku shkruhej: “Ju pezulluam llogarinë në datën 31 tetor 2022. Keni 30 ditë kohë për të komunikuar mospajtimin tuaj me këtë vendim”.

Kjo po ju ndodh edhe shumë kosovarëve, të cilët në rrjetin sociale Facebook kërkojnë ndihmë për kthimin e llogarisë së tyre në Istagram.

Në anën tjetër Instagram dje ka reaguar duke thënë se kjo ka ndodhur sipas raportimeve për shkak të disa ndryshimeve që po ndodhin në këtë rrjet social.

Për këtë kanë thënë se po e shqyrtojnë dhe po kërkojnë ndjesë për shqetësimin.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-