Çitaku për vizat: Zhgënjyese, qytetarë nga Venezuela e Taivani udhëtojnë lirshëm në Schengen

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Lajmi se liberalizimi i vizave nuk pritet të realizohet së paku deri më 1 nëntor 2023, ngjalli reagime të shumta si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth kësaj çështje.

Çitaku e ka quajtur zhgënjyes këtë lajm.

“Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave. Ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, në kohën kur qytetarë nga Venezuela deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Për këtë çështje nga e njëjta parti ka reaguar edhe deputetja Blerta Deliu, e cila është shprehur se duket që Kosova nuk e ka bindë Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave të mos e lidhin me sistemin ETIAS.

Tutje, Deliu ka thënë se nuk i dihet datës së raportuar për liberalizim të vizave, duke shtuar se kjo datë mund të shtyhet ndoshta edhe për vitin 2024.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-