Çka është burrëria?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Dijetarët islamë, bazuar
në Kuran dhe Sunet, kanë thënë se burrëria e vërtetë (ruxhuletun) pasqyrohet në
cilësitë e mëposhtme:

– ta madhërosh dhe lavdërosh
Allahun me fjalë dhe vepra,

– të jesh i gatshëm për të
hequr dorë, për të dhënë dhe sakrifikuar,

– t’i bësh mirë atij që të
bën mirë ty, por të mos ia kthesh të keqen atij që të bën keq,

– t’i respektosh njerëzit
e tjerë, ta respektosh mendimin e tyre dhe të mos i nënvlerësosh ata,

– gjithmonë ta flasësh të vërtetën,
ta shpallësh atë dhe për këtë, mos të kesh frikë nga qortimi i askujt,

– çdokujt t’ia japësh të
drejtën e tij,

– të dëshirosh për të
tjerët atë që dëshiron për veten tënde,

– të pozicionohesh në anën
e të shtypurit dhe kundër shtypësit,

– të jesh i gatshëm për tu
ndihmuar atyre që kanë nevojë në çdo situatë,

– t’i njohësh vlerat dhe
mundësitë e tua dhe të mos i tejkalosh mundësitë e tua,

– të jesh gjithmonë i
gatshëm t’ia fshish lotin dhe ta qetësosh të pikëlluarin,

– të shtrihesh në shtrat i
qetë, sepse e di se je i pastër nga zullumi dhe padrejtësia ndaj të tjerëve,

– burrëria është
fisnikëri, guxim, mençuri dhe njerëzillëk në kuptimin e plotë të këtyre fjalëve.

Përkthim: Miftar Ajdini

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit