KËRKOHET NDIHMA E QYTETARËVE
Dje, rreth orës 13:05, në parkingun e marketit Viva Fresh në fshatin Pllav, një personi rreth moshës 50-vjeçare i kanë rënë disa para të gatshme, pa e vërejtur.
Personi në fjalë shihet në kamerat e sigurisë dhe besohet se ka qenë me një veturë Passat me ngjyrë të zezë ose të kaltër të errët. Deri më tani nuk është arritur të identifikohet apo kontaktohet.
Lutemi që kushdo që e njeh personin ose ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, të na kontaktojë. Qëllimi është që pronarit t’i kthehen paratë e humbura.
Për çdo informacion, ju lutemi na kontaktoni këtu në redaksi dhe ne do të ju lidhim me personin që e ka lajmruar rastin. /OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

