Nuk janë të rralla rastet kur fëmijët dalin me veturë nëpër rrugë, madje ka edhe nga ta që vozitin në autostradë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe me një vogëlush i cili dyshohet të jetë rreth moshës 10-vjeç.
Siç shihet edhe përmes videos së mëposhtme, ai është duke vozitur në autostradë shpejtë.
Kjo ndodhi është në kundërshtim me ligjin që mbështetet Ministria e Punëve të Brendshme, pasi që për t’u pajisur me patentë shoferë të kategorisë ‘B’, kriteri i moshës duhet të jetë 18 vjet.
Ndryshe, vozitja në këtë moshë rrezikon edhe të tjerët në komunikacion që shpeshherë përfundojnë edhe me fatalitet.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.