Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka vizituar sot qendrën e thirrjeve nga ku po bëhet verifikimi i aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Daka ka thënë se ky është një proces i komplikua, por janë duke bërë të pamundur që të gjithëve t’u mundësohet të votojnë.
“Kritikat i shoh dashakeqe sepse është një proces i komplikuar.
Ne jemi duke bërë të pamundurën. Janë verifikuar 8 000 qytetarë të gjithë janë duke u lajmëruar. Ne jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’iu mundësojmë qytetarëve të votojnë. Ne si KQZ e caktojë afatin e fushatës ndërsa se si respektohen masat janë kompetent Policia dhe IKShPK-ja.
Ne do t’i thërrasim derisa të lajmërohen sepse i gjithë fokusi është në telefonata sa i përket diasporës. Mund të keqpërdoret mirëpo këta djem dhe vajza punojnë deri në ora 12:00 të natës”, tha Daka.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.