Dashuria dhe llojet e saj

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Dashuria në abisht: (المحبة) ndahet në katër lloje:

1. Ibadet (عبادة):Kjo është dashuria ndaj Allahut dhe ndaj çdo gjëje që e do Allahu.Argument për këtë është thënia e Allahut:“Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun.”1

2. Shirk (شرك):Kjo është dashuria ndaj dikujt tjetër pos Allahut, duke iu përulur dhe duke e madhëruar. Ky lloj i dashurisë, pra dashuria e shoqëruar me përulje dhe madhërim, duhet t’i kushtohet vetëm Allahut.Argument për këtë është thënia e Allahut:“E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu.”2

3. Mëkat (معصية):Kjo është dashuria ndaj mëkateve, bidateve dhe gjërave të ndaluara.Argument për këtë është thënia e Allahut:“Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini.”3

4. Dashuri e natyrshme (محبة طبيعية):Kjo është dashuria ndaj fëmijëve, familjes, vetvetes e kështu me radhë. Kjo dashuri është e lejuar.Argument për këtë është thënia e Allahut:“Njerëzve u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.”4Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl

Përktheu: Jusuf Kastrati

1. Sureja el-bekare, 165.

2. Sureja el-bekare, 165.

3. Sureja en-nurë, 19.

4. Sureja al-‘imran, 14.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-