Debisschop debuton si MVP i javës së 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 11-të në Prince Caffe Superligës.

Derbin e rivalëve të vjetër e ka fituar Sigal Prishtina, ku pas dy vazhdimeve mundi Trepçën. Qendra Broos DeBisschop debutoi te prishtinasit me dyshifror të dyfishtë me 24 pikë, 14 kërcime, ndërsa shtoi edhe dy asistime, duke pasur indeksin 30, apo më të lartin e kësaj xhiro nga skuadrat fituese.

Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Pejës, ku te kuqezinjtë u dallua Anthony Adger me 21 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, kurse te Peja më i miri ishte Jalen Tate me 35 pikë, tri kërcime dhe gjashtë asistime, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të shënojë fitore.

Fitore jetik regjistroi Rahoveci ndaj Bashkimit, ku te Vreshtarët u dalluan Chris Seeley me 19 pikë, tetë kërcime e pesë asistime dhe Jahi Carson me 21 pikë, katër kërcime e pesë asistime.

Top 5

Brooks DeBisschop (Sigal Prishtina) 24 pikë, 14 kërcime, 2 asistime

Anthony Adger (Vëllaznimi) 21 pikë, 7 kërcime, 2 asistime

Jalen Tate (Peja) 35 pikë, 3 kërcime, 6 asistime

Chris Seeley (Rahoveci) 19 pikë, 8 kërcime, 5 asistime

Jahi Carson (Rahoveci) 21 pikë, 4 kërcime, 5 asistime./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-